Si ta zgjedh profesionistin?

Zgjedhja e profesionistit është më e lehtë, falë strukturës së faqes sonë. Mund t’ju kenë tërhequr disa nga preventivët, për shkak të çmimit apo ndonjë detaji tjetër, por për të zgjedhur profesionistin, ju këshillojmë të shikoni hollësisht:

  • • Profilin e profesionistit ne faqen tonë dhe në llogaritë e tij në mediat sociale.
  • • Vlerësimet që i kanë dhënë klientët e mëparshëm.
  • • Foto dhe video të punëve të kryera në të shkuarën.
  • • Rrjetin e bashkëpunëtorëve të tij dhe eksperiencën.

Një këshillë nga ne: profesionistët që ofrojnë çmime dukshëm më të ulëta, nuk do të kenë kredencialet që kërkoni. Ne ju sigurojmë shërbime nga profesionistë të kualifikuar, por asnjëri prej tyre nuk është i punësuar nga faqja jonë, ndaj bëjeni zgjedhjen me kujdes dhe mençuri

Shërbimet dhe profesionistët

Në faqen tonë, janë të qarta shërbimet e ofruara. Ne rezervojmë të drejtën për t’i shtuar apo hequr ato, për të shtuar apo hequr çdo profesionist i cili, sipas mendimit të ProPunë, është ose jo i përshtatshëm për komunitetin e profesionistëve dhe klientëve.

Rregulla të lidhura me shërbimet dhe profesionistët

Janë të ndaluara:

1. Produkte

ProPunë ofron vetëm shërbime, jo produkte. Ne lejojmë shërbimet që sigurohen me ndihmën e produkteve (për shembull, produktet e konsumit ose produktet e nevojshme për riparim ose zëvendësim), por jo ofrimin e produkteve tëçfarëdo lloji.

2. Shërbime të palës së tretë!

Shërbimet e palëve të treta ose sistemet e marketingut në shumë nivele, nuk janë të lejuara në ProPunë. Profesionistët tanë punojnë drejtpërdrejt me klientët e regjistruar në faqen tonë.

3. Shërbime huaje dhe qira

Në faqen tonë nuk ka shërbime huaje dhe as nuk pranohen kompani që ofrojnë ambiente me qira, hotele, apo paketa pushimesh.

Plotësoni profilin tuaj

ProPunë kërkon nga të gjitha kompanitë dhe profesionistët që të gjitha informacionet që do të hedhin në profilin e tyre, të jenë në shqip. Ju lutemi, të bëni një përshkrim të plotë të shërbimeve dhe të plotësoni çdo detaj që ka lidhje me shërbimet që ofroni. Të gjitha këto duhet të jenë të qarta, pasi do të jenë më të kuptueshme për klientët dhe më përfaqësuese për ju.

Klientët

Çfarë duhet të bëni?

Avantazhet që ka regjistrimi në ProPunë, si klient:

  • • Ju përshkruani një projekt që, në të njëjtën kohë, e shikojnë shumë profesionistë.
  • • Brenda disa orëve do të merrni përgjigjet e profesionistëve.
  • • Profilet e profesionistëve janë të hapura dhe ju mund t’i studioni.
  • • Preventivët e marrë prej tyre, do të jenë disa, ndaj do të keni mundësi zgjedhjeje.
  • • Gjithçka është falas.