Zona Profesionistëve
HISTORI SUKSESI
Qëllimi i ProPunë është të krijojë një shërbim të dobishëm dhe fitimprurës për profesionistët e tij. Jemi krenarëqë profesionistët janë të kënaqur me ne. Lexoni çfarë thonë vetëm disa prej tyre dhe bëhuni edhe ju pjesë e ProPunë!
Gjithçka është kaq e lehtë!
Mund të kem ndoshta dy muaj që jam regjistruar nëProPunë dhe në kaq pak kohë, kam gjetur shumë klientë dhe kam mbyllur disa çështje. Vërtet një lehtësim i madh, ndërkohë që kostoja e shërbimit është e papërfillshme, sidomos kur merr parasysh rezultatin. Tani, të gjithë atyre që njoh, nuk rri pa ua rekomanduar këtë faqe që, sikur punon për ne!
I dhashë fund mënyrës së vjetër
Jam një nga ata “zanatçinjtë e vjetër”, siç i thonë dhe po të mos kishte këmbëngulur një mik, nuk do të isha futur e do të vazhdoja të punoja me atë metodën e vjetër... Në fakt, mënyra se si funksionon kjo faqe është aq e thjeshtë sa e mësova menjëherë dhe tani, nuk i ndahem më. Pse ta bëj? Këtu kam gjetur atë që duam ne zanatçinjtë: punë.
ProPunë, tani, një shtyllë e profesionit tim
Këtë faqe e zbulova rastësisht, por tani ajo është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të punës sime. E kuptova menjëherë se mund të më ndihmonte shumë si profesionist, pasi tregu ynë është shumë kaotik dhe, një faqe si kjo, që ka krijuar një komunitet profesionistësh dhe një tjetër klientësh, është, si të thuash, zgjidhja e duhur për këdo.
Kam gjetur veten
E kam gjetur veten këtu, si profesionist (puna më është shtuar 40% vetëm për pak muaj në ProPunë), por edhe si klient... Sepse, sigurisht, kam edhe unë nevojat e mia për profesionistë të fushave të tjera që janë të gjithë këtu, me profilet e tyre dhe me besueshmërinë që ma japin vlerësimet që kanë marrë nga klientët të cilëve u kanë shërbyer.