ProPunë është një risi në kërkimin e shërbimeve, pa mundim, pa kosto dhe me cilësinë më të lartë. Ja, çfarë thonë ata që e kanë provuar tashmë:

Zgjodhi një DJ në ProPunë

“Kur unë dhe i dashuri im vendosëm të martoheshim, kuptuam se planifikimi i dasmës ishte një gjë e vështirë. Duhet të gjenim profesionist pas profesionisti... Një kolege më këshilloi të shfletoja portalin ProPunë dhe, këtë bëra. Po kërkoja një DJ të mirë, ndaj dërgova në ProPunë kërkesën me buxhetin dhe detaje të tjera në lidhje me shërbimin që më nevojitej... Pas pak orësh, pesë DJ iu përgjigjën kërkesës sime, por Fabian B. iu përshtatej më shumë kërkesave tona. Na kishte sjellë një preventiv të detajuar, kishte komunikim serioz, kishte marrë vlerësime shumë të mira nga klientët e mëparshëm në profilin e tij dhe doli që ishte vërtet ashtu. Ishte një DJ i jashtëzakonshëm, profesional dhe mbajti gjallë të gjithë dasmën! Të gjithë më pyesnin se ku e kisha gjetur dhe, unë e kisha gati përgjigjen: Në ProPunë!”
Aulona C. Durrës