Kushtet dhe rregullat

1 - Prezantimi

Duke vizituar dhe përdorur këtë portal, jeni të detyruar të respektoni termat dhe kushtet e përdorimit të përmendura këtu. Nëse nuk jeni dakord me to, ju lutemi të mos e përdorni këtë portal.

Kushtet e Përgjithshme rregullojnë përdorimin e shërbimeve të ofruara përmes faqes dhe përfshijnë çdo shënim, njoftim ligjor, informativ ose mohim të publikuar në këtë faqe, si dhe kushtet e termat që rikujtohen përmes link-eve.

Për të përdorur Shërbimin e Klientit dhe Shërbimin e Profesionistit, duhet të regjistroheni në faqe dhe të pranoni plotësisht Kushtet e Përgjithshme.

Kompania ka të drejtë me iniciativën e vet, në çfarëdo momenti dhe pa paralajmërim, të modifikojë, të shtojë dhe të eliminojë pjesë të këtyre Kushteve dhe rregullave. Për këtë qëllim, kjo faqe interneti i dërgohet përdoruesit në mënyrë që ta kontrollojë periodikisht. Përdorimi i këtij portali mbas modifikimeve të mundshme të Kushteve dhe rregullave parashikon pranimin nga ana e përdoruesit.

Nëse nuk pajtoheni me ndryshimet e bëra, ju ftojmë të mos e përdorni faqen dhe nëse jeni regjistruar si klient ose profesionist, mund ta fshini profilin tuaj, duke dërguar një e-mail me titull: “Fshirja e profilit” në adresën: info@propune.al.

2 - Përdorimi i shërbimeve dhe regjistrimi

Përdoruesi (që duhet të ketë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, me fuqinë dhe aftësinë e plotë për të lidhur vlefshmërisht marrëveshjet për ofrimin e shërbimeve) deklaron se të dhënat personale të ofruara janë të vërteta, korrekte, të përditësuara, të referuara personalisht (si në rastin e përdoruesit që është person juridik, ashtu edhe të përdoruesit: person fizik) ose që janë futur me pëlqimin e të tretëve, duke marrë të gjitha përgjegjësitë për korrektësinë dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë.

Lundrimi në disa seksione të sitit është i mundur pa pagesë, edhe nga përdoruesit e paregjistruar në faqe. Për plotësimin dhe realizimin e plotë të shërbimeve të ofruara nga ProPunë, është i nevojshëm regjistrimi në faqe.

2.1 - Si të regjistrohesh në faqe?

Që të mund të përdorni shërbimet e ofruara, ju duhet të regjistroheni në faqe (në vijim, "Regjistrimi") si klient ose profesionist, duke dhënë disa informacione personale, një adresë të vlefshme e-mail-i dhe duke krijuar një llogari personale (në vijim, "Profili"), sipas procedurës së ilustruar hap pas hapi gjatë regjistrimit, në mënyrë që të keni një profil të plotë për të ofruar apo marrë shërbimet (Përdoruesi që regjistrohet si profesionist, është regjistruar njëkohësisht si klient dhe rrjedhimisht, përfiton nga shërbimi i klientit, siç përcaktohet më poshtë).

Pas përfundimit të regjistrimit, mund të futeni në profilin tuaj në çdo kohë për ta përditësuar ose modifikuar të dhënat, për të cilat jeni përgjegjës vetëm ju. Proçesin e regjistrimit, pasi të keni dhënë adresën e e-mail-it dhe/ose informacione të tjera të kërkuara, mund ta përfundoni në çdo kohë.

2.2 - Të dhënat e kontaktit

Përdoruesi i kësaj faqeje është i detyruar të vendosë në profilin e tij, adresën personale të e-mailit dhe ai mund ta modifikojë atë, në rast ndryshimi. Kini parasysh se kompania do të fshijë profilet e regjistruara me adresë e-maili që nuk i përket përdoruesit të regjistruar dhe se ka të drejtë t’i verifikojë këto adresa, nëse dyshon në vërtetësinë e tyre.

3 - Shërbimet

Shërbimet e ofruara përmes faqes për përdoruesit (në vijim "Shërbimet") janë projektuar posaçërisht për:

  • • "profesionistët": çdo person fizik dhe/ose juridik, që kryen në mënyrë profesionale shërbime ndaj klientëve të faqes dhe që është regjistruar si i tillë në ProPunë;
  • • "klientët": çdo person fizik dhe/ose juridik, i cili kërkon shërbimet e ofruara prej profesionistëve të regjistruar në faqe;

Hapësira për profesionistin dhe klientin:

Përdoruesi i regjistruar si profesionist ka të drejtë të:
  • - marrë kërkesa nga klientët për ofrimin e shërbimeve të tij dhe t’u përgjigjet kërkesave të publikuara nga klientët duke hyrë në chat;
  • - vlerësojë se cilës nga kërkesat e dërguara nga klientët duhet t’i përgjigjet;
  • - dërgojë preventivë klientëve dhe të bjerë dakord për detajet e kryerjes së shërbimeve që ofron;
  • - sigurojë kredite për t'iu përgjigjur kërkesave të publikuara nga klientët;
Përdoruesi i regjistruar si klient ka të drejtë të:
  • - publikojë në faqe kërkesat për ofrimin e shërbimeve të caktuara;
  • - zgjedhë profesionistin që i përshtatet, edhe duke vlerësuar preventivët e marrë nga profesionistët;
  • - lërë një vlerësim në profilin e profesionistit që ka kryer shërbimin për të, pas pranimit të ofertës së marrë përmes faqes;
  • - komunikojë me përdoruesit e tjerë të regjistruar dhe që përdorin ProPunë;

3.1 - Tarifat dhe shërbimi i klientit

Përdoruesi i regjistruar si klient, do ta përdorë shërbimin e klientit duke na kontaktuar në: info@propune.al. Përdorimi i shërbimit të klientit të ofruar nga faqja është pa pagesë.

3.1.1 - Detyrimet e klientëve

Klienti nuk publikon kërkesë për preventiv në seksione të faqes që nuk janë të destinuara për qëllime të tilla dhe nëse nuk ka si qëllim marrjen e shërbimeve të përshkruara.

3.1.2 - Avantazhet e klientëve

  • - Publikimi i kërkesave për preventiv për shërbimet që kanë nevojë;
  • - Pranimi ose refuzimi i preventivëve, pa asnjë detyrim në ngarkim të tij;

3.2 - Tarifat dhe shërbimi profesionist

Përdoruesi që regjistrohet si profesionist, mund të përdorë shërbimin e posaçëm për të, sipas mënyrës që tregohet tek sektori i PAKETAVE. Përdorimi i shërbimeve nga profesionistët është falas, me përjashtim të përgjigjeve të kërkesave të dërguara nga klientët. Tarifa për sigurimin e krediteve ("Tarifat") publikohet në momentin e sigurimit të tyre dhe nuk e përfshin TVSH-në. Shoqëria ka të drejtën t’i ndryshojë tarifat e krediteve, qoftë edhe përkohësisht, për arsyet e veta. Ndryshimet e tarifave do të jenë të vlefshme nga data e publikimit në faqe.

Profesionistit do t’i kërkohet të paguajë tarifat dhe çdo detyrim tjetër dhe/ose taksa në bazë të ligjit, sipas afateve të përcaktuara në këtë faqe, nëpërmjet njërës prej metodave të pagesës të përcaktuara nga faqja.

3.2.1 - Kreditet dhe dërgimi i preventivëve

Hyrja në chat për të dërguar preventivin dhe për të rënë dakord mbi kohëzgjatjen dhe mënyrat e kryerjes së shërbimeve, kërkon sigurimin e krediteve. Kompania ka të drejtë t’u japë profesionistëve kredite falas (“Homazh”), që mund të përdoren vetëm kur të jenë përdorur kreditet e fituara.

Kreditet e fituara janë të vlefshme për 24 (njëzet e katër) muaj, duke filluar nga data që janë fituar. Kreditet homazh mund të përdoren brenda 24 (njëzet e katër) muajve, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me një periudhë të gjatë pasiviteti, që nga data e dhënies së tyre. Në asnjë nga këto raste, profesionistit nuk i rimbursohen kreditet.

Profesionisti merr përsipër t’iu dërgojë klientëve preventivët që përmbajnë minimalisht elementete mëposhtme:

  • - Karakteristikat kryesore të shërbimit dhe kohëzgjatjen e kryerjes së tij;
  • - Koston totale të shërbimit (bashkë me detyrimet, kostot shtesë dhe TVSH-në) dhe mënyrën e pagesës;

Është i lejuar edhe çdo informacion shtesë për kryerjen e shërbimeve.

3.2.2 - Detyrimet e profesionistit

Në ekzekutimin e shërbimeve të kërkuara nga klienti, profesionisti deklaron dhe siguron që ai ka mjetet, njohuritë dhe aftësitë e duhura organizative, si dhe siguron burimet dhe ekspertizën e stafit dhe të palëve të treta nga të cilat duhet të përfitojë.

Profesionisti merr përsipër të kryejë shërbimet e kërkuara nga klientët në mënyrë profesionale, në mënyrë që klienti të mbetet i kënaqur. Kur profesionisti nuk garanton kënaqësinë klientit, kompania ka fuqinë të pezullojë ose fshijë profilin tij nga faqja.

3.2.3 - Kënaqësia e klientit

Kënaqësia e klientit matet me:

  • 1. Vlerësimet që ata lënë në profilin e profesionistit.
  • 2. Ankesat dhe mosmarrëveshjet për shërbimet që ofrohen ose jo në përputhje me përshkrimin e bërë në preventiv.

Si të sigurosh kënaqësinë e klientit?

  • 1. Përshkruani me kujdes kushtet, çmimin, kohëzgjatjen dhe cilësinë e shërbimit të ofruar në preventiv;
  • 2. Saktësoni me klientin të gjitha detajet për kryerjen e shërbimit dhe përgjigjjuni profesionalisht pyetjeve të tij;
  • 3. Respektoni afatet fillestare të pagesës sipas preventivit;

Profesionisti ka detyrimin:

  • 1. Të mos publikojë përmbajtje të një kategorie të ndryshme ose në seksione të papërshtatshme të faqes;
  • 2. Të mos manipulojë çmimin e shërbimeve të ofruara ndaj klientit ose të bëjë konkurrencë të pandershme me profesionistë të tjerë që ofrojnë shërbime të njëjta ose të ngjashme;
  • 3. Të mos anashkalojë/manipulojë strukturën e tarifave të ngarkuara për ProPunë;
  • - Nëse klienti nuk ka paguar sipas kushteve të vendosura.
  • - Nëse të dhënat e ofruara në pranimin e preventivit, si p.sh. vendi dhe adresa për kryerjen e shërbimit ose numri i telefonit, janë të rreme dhe/ose të pasakta

4 - Si ta përdorni ProPunë?

4.1 - Përdorimi i faqes dhe i shërbimeve

Përdoruesit i kërkohet të përdorë shërbimet në përputhje me Kushtet e Përgjithshme, ligjet dhe rregulloret në fuqi, pa cenuar të drejta të palës së tretë dhe të mos i përdorë shërbimet në mënyrë të papërshtatshme ose jo etike (të bëjë spamming, të ngarkojë përmbajtje të turpshme dhe/ose blasfemi, shpifje, përmbajtje kundër moralit dhe/ose rendit publik).

Përdoruesi nuk duhet ta përdorë faqen dhe shërbimet e saj për qëllime të paligjshme ose që nuk mbulohen nga Kushtet e Përgjithshme, për të dëmtuar ose të ndërhyjë në përdorimin e shërbimeve të lidhura me përdoruesit e tjerë.

Përdoruesi është i detyruar t’i mbajë të fshehta kredencialet e hyrjes në profilin e tij dhe është përgjegjës nëse faqen e përdorin të tjerë, duke përdorur kredencialet e tij. Përdoruesi duhet të njoftojë menjëherë kompaninë për çdo dyshim mbi shkeljen e sigurisë së profilit, duke shkruar në: info@propune.al

Në veçanti, përdoruesi NUK duhet:

  • - Të publikojë të dhëna të rreme, të pasakta apo fyese;
  • - Të përdorë faqen tonë nëse është pezulluar prej saj, si dhe të krijojë një llogari të re në mënyrë që të kërkojë ose të ofrojë shërbime duke anashkaluar kufizimet e vendosura nga kompania;
  • - Të kopjojë ose të marrë informacione mbi përdoruesit (përfshirë adresat e-mail-it), pa pëlqimin e tyredhe/ose të dhëna të ngarkuara në faqe;
  • - Të publikojë në faqet e hapura për publikun, informacione kontakti të përdoruesve të tjerë ose të palëve të treta;
  • - Ta përdorë ProPunë për të kryer akte të paligjshme, në dëm të personave fizikë ose juridikë (përfshirë të drejtat e autorit ose të drejtat e privatësisë);
  • - Ta përdorë ProPunë për të transmetuar materiale për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të kompanisë;
  • - Të anashkalojë mjetet tona të përjashtimit, sistemet e automatizuara të motorëve të kërkimit etj., për të parandaluar ose kufizuar hyrjen në faqe, si dhe të përhapë viruse ose programe të tjera të krijuara për të dëmtuar faqen ose për të penguar përdorimin e saj nga përdoruesit.

4.1.1 - Përmbajtjet nga përdoruesi dhe të drejtat e tij

Kompania nuk identifikohet me përmbajtjet dhe reagimet e ngarkuara në faqe nga përdoruesi. Ajo nuk mbështet asnjë përmbajtje dhe nuk do të bëjë kontroll paraprak për to, por rezervon të drejtën për t’i hequr, në çdo kohë dhe pa paralajmërim, ato që i shikon të papërshtatshme.

Kur publikon diçka në faqe, përdoruesi i jep faqes ProPunë një licencë të përhershme, falas, jo ekskluzive dhe të pakufizuar për të përdorur, riprodhuar, shpërndarë, transferuar te palët e tretapërmbajtjen, edhe në lidhje me ofrimin e shërbimeve nga ana e ProPunë. Përdoruesi është i vetmi përgjegjës për vërtetësinë e korrektësinë e përmbajtjes së publikimeve të tij dhe për pasojat e tyre, kur publikohen në faqe.

Kur publikon diçka, përdoruesi automatikisht ka garantuar se:

  • • Zotëron licencat, të drejtat dhe/ose lejet e nevojshme për të ngarkuar përmbajtjet në faqe dhe se nuk ka publikuar asgjë që u përket palëve të treta, pa licencën dhe/ose autorizimin e pronarit;
  • • Përmbajtjet e tij nuk shkelin dispozitat e Kushteve të Përgjithshme;
  • • Nuk do të publikojë link-e në faqet e palëve të treta;
  • • Nuk do të publikojë përmbajtje të dëmshme, pedofilie, të dhunshme, të turpshme, raciste, shpifëse dhe në kundërshtim me rendin publik;

4.2 - Sistemi i vlerësimit

Vlerësimi është një mjet i çmuar për verifikimin e reputacionit të klientëve dhe profesionistëve. Brenda profilit të çdo përdoruesi gjendet një seksion që përfshin të gjitha vlerësimet dhe komentet e përdoruesve me të cilët ai ka ndërvepruar.

Për këtë arsye, ju ftojmë të jeni shumë të kujdesshëm kur lini një vlerësim. Ajo që shkruani, do të mbetet përgjithmonë në profilin e përdoruesit me të cilin keni kryer transaksionin.

4.2.1 - Rregulla thelbësore për përdorimin korrekt të sistemit të vlerësimit

Përdoruesi NUK duhet:

  • - Të manipulojë vlerësimet, me qëllim përmirësimin ose përkeqësimin artificial të reputacionit të tij apo të një përdoruesi tjetër;
  • - Ta përdorë shërbimin e vlerësimit për qëllime mashtrimi, shantazhi, apo për qëllime të ndryshme nga ato të lejuara;
  • - Të pengojë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, lënien e një vlerësimi nga një përdorues tjetër;

5 - Pronësia Intelektuale

Kompania është mbajtëse ekskluzive e markës "ProPunë" dhe e emrave të domain-it: propune.al. Asnjë përdorim i markës tregtare ProPunë dhe emrave të domain-it nuk lejohet pa lejen me shkrim të kompanisë.

Kompania është mbajtëse ekskluzive e të gjitha të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale në lidhje me faqen, përfshirë përmbajtjen, tekstet, skicimet, bazat e të dhënave, kompetencat, software-t, të dhënat dhe informacionet që përmban.

6 - Pezullimi i shërbimeve, fshirja e profilit

Kompania ka të drejtë të pezullojë ose të fshijë profilin e përdoruesit, të fshijë përmbajtjet e ruajtura ose të pezullojë ngarkimin e çdo përmbajtjeje shtesë; të ndalojë hyrjen në faqe të përdoruesit, në rast të shkeljes së kushteve të cituara në këtë deklaratë.

Në rast të pezullimit të profilit, kompania do të japë udhëzime për riaktivizimin e tij. Për çdo informacion të mëtejshëm ose në rast të dështimit të riaktivizimit, mund të na kontaktoni duke shkruar e-mail me titull “Riaktivizimi i profilit” në info@propune.al.

7 - Kufizimet e përgjegjësisë

ProPunë është një vend ku dikush mund të përshkruajë projektet e tij personale dhe të kërkojë preventivët e lidhur me kategoritë e përcaktuara nga faqja, ku profesionistët mund të përgatisin preventivët dhe të bëjnë ofertën për të ofruar shërbimet e kërkuara në çdo kohë nga kudo dhe në mënyra të ndryshme. Aktivitetet e kompanisë në kuadër të shërbimeve konsistojnë ekskluzivisht në ofrimin e një portali ueb, ku klientët mund të gjejnë profesionistin që konsiderojnë më të përshtatshëm për të përmbushur nevojat, ndërsa profesionistët mund të përfitojnë nga një kanal tjetër për të ofruar shërbimet e tyre.

Kompania ofron vetëm disa informacione për të mbështetur vlerësimin nga ana e klientit: të dhënat dhe informacionet e ofruara nga profesionistët, si dhe vlerësimet e dhëna nga klientët në përgjegjësinë e tyre ekskluzive. Të tilla informacione nuk verifikohen nga kompania, ndaj ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për to.

Vetë shoqëria nuk ka detyrime që lidhen me marrëdhënien ndërmjet klientit dhe profesionistit, ndaj mbetet krejtësisht e huaj në këtë marrëdhënie. Ajo nuk mund të verifikojë vërtetësinë dhe saktësinë e projekteve, preventivëve dhe ofertave të publikuara, ose aftësinë e profesionistëve për të ofruar shërbimet e treguara dhe për të kryer shërbimet në mënyrën e specifikuar, as nuk mund të sigurojë që një klient ose një profesionist është në gjendje të përfundojë transaksionin.

Nga kjo rrjedh se zgjedhja e ofertës, preventivi, si dhe zgjedhja e profesionistit bëhen në autonomi të plotë nga klienti, i cili mban të gjitha përgjegjësitë edhe për verifikimin se shërbimet e kryera nga profesionisti janë ekzekutuar sipas preventivit. Prandaj, shoqëria, në lidhje me shërbimet e kërkuara/ofruara përmes faqes, nuk është një palë kontraktuese, e nënkuptuar dhe/ose indirekte e përdoruesve dhe/ose e palëve të treta me pasojë të drejtpërdrejtë.

Kompania nuk mban përgjegjësi për:

  • - vërtetësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së ngarkuar nga përdoruesit në faqe, preventivët dhe ofertat; aftësinë dhe profesionalizmin e profesionistëve për të ofruar shërbimet e treguara ose për ta bërë këtë në përputhje me kushtet e miratuara me klientin, si dhe plotësimin e nevojave dhe pritshmërive të klientit;
  • - Dështimin dhe/ose kryerjen e pasaktë të shërbimit të ofruar klientit nga ana e profesionistit, çdo dëmtim që klienti dhe/ose palët e treta mund të vuajnë si pasojë e dështimit ose e kryerjes së pasaktë të shërbimit nga ana e profesionistit, i cili për këtë arsye do të jetë përgjegjësi i vetëm ndaj përdoruesit dhe/ose palëve të treta;
  • - Pagesën e vonuar, të pakryer ose të paplotë nga ana e klientit të tarifave të vendosura në marrëveshje, vërtetësinë e informacionit dhe të dhënave, çdo shkelje të të drejtave të palëve të treta, përfshirë shkeljen e patentave, markave tregtare, sekreteve, të drejtave të autorit ose të drejtave të tjera industriale dhe/ose intelektuale;
  • - Çdo mospërputhje me ligjet e zbatueshme për transaksionet e kryera përmes faqes dhe çdo dëm të pësuar nga përdoruesit ose palët e treta, për aktivitete që lidhen me përdorimin e faqes;
  • - Çdo humbje e që është pasojë e çdo përmbajtjeje të publikuar nga përdoruesit në faqe; ndryshimeve që kompania mund të bëjë në faqe ose shërbime dhe për çdo ndërprerje të tyre të përkohshme ose të përhershme; fshirjes, korrigjimit, ose dështimit për të ruajtur çdo përmbajtje, si dhe komunikimit tëtë dhënave të mirëmbajtura ose të transmetuara, ngapërdorimi ishërbimeve prej përdoruesit;
  • - përmbajtjen e krijuar ose publikimin në faqet e palës së tretë me të cilën faqja ka një lidhje hypertext (link). Kompania nuk i kontrollon këto link-e dhe nuk është përgjegjëse për përmbajtjen ose përdorimin e tyre. Prania e link-eve në ProPunë nuk nënkupton ndonjë pranim nga kompania të materialit të publikuar në të tilla uebsite ose ndonjë marrëdhënie tjetër ndërmjet kompanisë dhe krijuesve të tij;

7 - Ndërprerja e shërbimeve

Në çdo kohë, kompania mund të bëjë përmirësime dhe/ose ndryshime në faqe dhe në shërbime, kur kjo është e nevojshme për arsye teknike, ose për të qenë në përputhje me ligjet në fuqi. Kompania rezervon të drejtën të përfundojë, tërësisht ose pjesërisht, ofrimin e shërbimeve në çdo kohë. Në rastet kur ka shërbime që janë ende në zhvillim e sipër, kompania do t’i njoftojë përdoruesit nëpërmjet e-mailit dhe nëpërmjet njoftimit në faqe.

7 - Dëmshpërblimi

Duke pranuar Kushtet dhe Rregullat, përdoruesi (si klienti, ashtu edhe profesionisti) merr përsipër të dëmshpërblejë e ta ruajë të padëmtuar kompaninë, si dhe anëtarët e sipërpërmendur dhe të gjitha kompanitë e grupit dhe anëtarët e tyre nga çdo pretendim dhe/ose kërkesë për dëmshpërblim, duke përfshirë kostot ligjore, të shkaktuara dhe/ose që rrjedhin nga ofrimi dhe/ose ekzekutimi i shërbimeve, si dhe shkelja e këtyre Kushteve të dhe Rregullave ose nga shkelja e çdo ligji ose rregulloreje të zbatueshme, si dhe të drejtave të palëve të treta.